Kush ishte Luti a.s.?
Luti a.s., ishte biri i Haranit, dhe Harani vdiq kur Luti ishte ende djalosh. Ai u rrit në shtëpinë e gjyshit të tij Azerit dhe xhaxhait të tij Ibrahimit a.s.. Pas urisë që mbizotëronte në atë kohë në zonën më të gjerë të Shamit, ata shkuan në Egjipt dhe pas disa vitesh u kthyen nga Egjipti dhe sipas marrëveshjes me xhaxhain e tij Ibrahimit a.s., Luti shkoi në zonën e Jordanisë së sotme, në vendin e quajtur Mu’tefik. Ky vend, i cili ndodhej përgjatë brigjeve të Detit të Vdekur, njihet edhe si Sodoma dhe ndodhet në veri të Detit të Kuq. Studimet arkeologjike zbulojnë se ky qytet shtrihej në zonën e Detit të Vdekur që shtrihet përgjatë kufirit palestinezo-jordanez. Në atë kohë Mu’tefiku ishte një qendër e rëndësishme tregtare dhe në të, përveç Lutit a.s., dhe një pjesë të familjes së tij, në 4 ose 5 fshatra jetonin njerëz jobesimtar, që numëronin rreth katërqind mijë njerëz.
Luti a.s., përmendet në 27 vende në Kuran, kryesisht në kontekstin e popullit të tij dhe shkatërrimit të tyre. Tregimi kuranor rreth Lutit a.s., tek njerëzit vjen kryesisht pas tregimit për Ibrahimina.s..
Mëkati i popullit të Lutit a.s.
Populli i Lutit a.s., ishin njerëzit e zhytur në një mëkat të veçantë, i cili është një pasqyrim i qartë i papastërtisë mendore dhe humbjes së besimit të lindur. Askush para tyre nuk kishte bërë një mëkat të tillë.
Qytetet në të cilat jetonte populli i Lutit a.s., ishin Sodoma dhe Gomora. Ndodhej në veri të Detit të Kuq dhe ky komb u shkatërrua pikërisht siç thotë Kurani. Studimet arkeologjike zbulojnë se ky qytet shtrihej në zonën e Detit të Vdekur që shtrihet përgjatë kufirit izraelito-jordanez.
Kur mëkati i lartpërmendur u përhap në popullin e Lutit, Luti a.s., filloi t’i thërrasë ata që të adhurojnë vetëm Allahun xh.sh., dhe t’u shmangen mëkateve dhe veprave të pamoralshme që bënin. Megjithatë, ata nuk u përgjigjën thirrjes së tij. Ata nuk u ndalën me imoralitetin, por vazhduan me humbjen, mosbesimin dhe mëkatet e tyre. Kur doli se asnjë këshillë nuk ishte e dobishme për ta, se nuk kishte përmirësim për ta, se nuk do të hiqnin dorë nga kënaqja e pasioneve të tyre në mënyrën e përmendur, Allahu xh.sh., ua lejoi vuajtjen. “Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit). Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve!” (El-A’raf 83-84).
Ndëshkimi i popullit të Lutit a.s.
Kur erdhi koha e premtimit të Allahut xh.sh., koha e dënimit të këtij grupi njerëzish, Allahu i Madhëruar i dërgoi këtij populli engjëjt e Tij në formë të rinjsh të bukur, për të sprovuar popullin e Lutit edhe një herë: “E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë e vështirë!” Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: “O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t’ju ndalojë nga e keqja)?” Ata thanë: “Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!” Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t’ju zmbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!” (do t’i mbroja mysafirët e mi). (engjëjt) Thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t’u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër? Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda. (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).” (Hud, 77-83.)
Engjëjt erdhën te Luti a.s., ndërsa ai po punonte tokën. Ata i thanë: “Ne jemi mysafirët e tu. Ne erdhëm për t’ju vizituar.” Luti a.s., nuk e dinte se ata ishin engjëj, sepse ata erdhën në formë të njeriut. Ai menjëherë ndjeu frikën në gjoksin e tij. Ata ishin të rinj me pamje dhe trup të bukur. Ai u frikësua menjëherë për ata, aq më tepër kur i thanë se ishin mysafirë të tij, sepse mysafiri duhet të ruhet nga çdo shqetësim, e si mund t’i mbrojë ata nga populli i tij?! Këta të rinj i vërejti gruaja e Lutit a.s., e cila ishte e keqe dhe nxitoi t’i njoftojë njerëzit mëkatarë. Lajmi u përhap shpejt. Njerëzit mëkatarë nxituan në shtëpinë e Lutit. Ata erdhën përpara shtëpisë dhe filluan të shtyjnë derën. Dera ishte e mbyllur. Luti i largoi ata nga dera dhe u kërkoi atyre të mos shqetësonin mysafirët e tij. Luti a.s. tha: “Ah, sikur të kisha fuqi ose të mbështetem tek dikush i fortë!”
Imam Hakimi r.a., shënon në “Mustedrekun” nga Ibn Abasi r.a., se njëri prej tyre u kthye nga Luti dhe i tha: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata nuk mund të të bëjnë keq ty.” Ishte Xhibrili a.s.. Imam Buhariu r.a., shënon në “Sahihun” e tij nga Ebu Hurejra r.a., se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu e mëshiroftë Lutin. Vërtet, ai kishte fuqi të madhe dhe kishte të mbështetej në dikë të fortë.” Pikërisht atëherë Luti a.s., mësoi se këta nuk ishin të rinj të zakonshëm, por se ishin engjëj të Zotit Fuqiplotë. Ai u qetësua. Kur ata depërtuan nga dera, meleku Xhibril u ngrit në këmbë, tundi njërin nga krahët e tij drejt tyre dhe i verboi të gjithë. Kështu të verbuar, ata filluan të ecnin prapa njëri mbi tjetrin. Ikën me shpejtësi nga shtëpia.
Allahu i Lartësuar nuk shkatërroi asnjë popull ashtu siç shkatërroi popullin e Lutit, duke kombinuar disa lloje ndëshkimesh: fillimisht i verboi, pastaj ua nxiu fytyrat, pastaj urdhëroi Xhibrilin që të shkund fshatrat e tyre nga themelet dhe i rrokullisi, pastaj i bëri të binin përtokë dhe në fund u dërgoi një shi guri nga qielli. Kjo mënyrë e dënimeve të ndryshme tregon neverinë dhe shëmtinë e atij mëkati dhe tmerrin e zemërimit të Allahut ndaj autorët e tij.
Në dhjetor të vitit 1957, “National Geographic” raportoi: “Zona e Sodomës është një tokë e djerrë dhe e shkretë, e cila rritet pjerrtë mbi nivelin e detit. Askush nuk i ka gjetur ndonjëherë qytetet e shkatërruara të Sodomës dhe Gomorës, por studiuesit fetarë besojnë se ato ndodheshin në zonën e Luginës Siddim, e cila ndodhet përtej këtyre shkëmbinjve. Ujërat e përmbytjes ndoshta i gëlltitën pas tërmetit që pasoi”.
Qyteti i Pompeit ishte simbol i Perandorisë Romake të dështuar, në të cilën korrupsioni dhe imoraliteti kishin arritur kulmin e tyre më të lartë. Ata bënë të gjitha llojet e imoralitetit, dhe mbi të gjitha bënë imoralitet, të cilin e bënte populli i Lutit a.s., kështu që zhdukja e tyre ishte e ngjashme me zhdukjen e popullit të Lutit a.s..
Fatkeqësia dhe dënimi që i ra popullit të Lutit është në shumë mënyra të ngjashme me fatkeqësinë dhe dënimin që goditi Pompein. Intensiteti i llavës, nxehtësisë dhe pluhurit të vullkanit Vezuvius gëlltiti qytetin e Pompeit.
Vullkani Vesuvius është simbol i Italisë, sidomos i provincës së Napul, edhe pse prej kohësh është në qetësi, italianët ende e quajnë “Kodra e Paralajmërimit”, që nuk është rastësi. Derisa banorët e këtij qyteti ishin të preokupuar me aktin më të pamoralshëm që mund ta imagjinojë arsyeja njerëzore, Allahu i Lartësuar i dënoi me një dënim që vetëm Ai i Lartësuar mund ta dënojë. I gjithë qyteti u fshi në një moment të vetëm, kështu që askush nuk i shpëtoi këtij dënimi. Asnjëri prej tyre nuk e kishte menduar se sa hap e mbyll sytë do të shkatërroheshin të gjithë, por jo vetëm kaq, ata u shkatërruan dhe u lanë të shërbejnë si shembull dhe këshillë për popullin sot.
Arkeologët dhe historianët kanë vërtetuar se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 79 pas Krishtit. Për gati 1700 vjet, ky qytet ishte i mbuluar me mbetje llave. Arkeologu gjerman Johann Joachim Winckelmann filloi gërmimin e këtij qyteti të shkatërruar për herë të parë në vitin 1748. Gjatë shekujve XIX dhe XX u kryen disa gërmime të tjera, por për shkak të kostos së lartë nuk gërmuan shumë.
Nga dekadat e fundit e deri më sot, ekipet arkeologjike ende po gërmojnë pa ndërprerje. Aktualisht, tre të pestat e tjera të këtij qyteti shtrihen nën mbetjet e llavës. Shkenca është ende e habitur nga fakti se trupat mbetën të ngurtësuar në formën dhe pozicionin identik në të cilin ishin atëherë. Disa shkencëtarë pohojnë se vullkani Vezuvius shkatërroi banorët e Pompeit nga pluhuri (ndoshta i shoqëruar nga shiu) që u hodh nga vullkani në të njëjtën kohë duke u djegur rreth trupave të njerëzve për shkak të temperaturës që u hodh me lavë nga vetë vullkani. E gjithë kjo ndodhi me një shpejtësi të madhe, e cila është e pashpjegueshme edhe për vetë ata.