Mehmet Aliu, i njohur si Hoxhë Banjska, imam i xhamisë së Banjskës, në themelet e së cilës u ngrit Manastiri i Banjskës së Zveqanit
Mehmet Aliu i njohur si Hoxhë Banjska, ka qenë nder kuadrot e para të hoxhallarëve të shkolluar në Stamboll në atë kohë.
Hoxhë Banjska është njohur pasi ka qenë imam në Xhaminë e Banjskës, e cila është rrënuar e rrafshuar pas Luftës së Dytë Botërore. Familja e tij, respektivisht ai, ka qenë pronar i shumicës së tokave bujqësore në Banjskë dhe fshatit afër Banjskës, Joshevikut. Të gjitha ato iu konfiskuan. Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadal janë përzënë sistematikisht.
Krahas kësaj ka qenë shërbyes fetar, ka qenë edhe aktivist i çështjes kombëtare. Djali i tij, Shasivar Aliu ka qenë Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura të rinisë kosovare të Ballit Kombëtar dhe pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.