Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përgëzuar Shtabin e FSK-së dhe partnerët në përgatitjen të ushtrimit “Defemder Europe 23”.
Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës është duke u forcuar çdo ditë e më shumë dhe se do të jetë pjesë e NATO-s.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Mehaj e ka vlerësuar si test të radhës për FSK-në pjesëmarrjen në këtë ushtrim në të cilin marrin pjesë vendet anëtare të NATO-s.
“Ky ushtrim do të jetë një test i radhës për Ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake”, u shpreh Ministri Mehaj duke shtuar se Kosova në NATO është amanet i dëshmorëve tanë.