Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Shtetit kanë zhvilluar gjatë natës së të premtes një mega operacion në të gjithë vendin, pas lëshimit të 51 urdhër arresteve.
Sipas informacioneve të para, janë angazhuar thuajse të gjitha strukturat e policisë së shtetit dhe mësohet se në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetra persona.
Mes të ndaluarve, mësohet se ka dhe zyrtarë dhe 4 punonjës policie. Operacioni është ende në zhvillim dhe policia nuk jep detaje. Arrestimet janë kryer për aktivitetin kriminal për trafikim emigrantësh në SHAB deh Kanada, dhe mësohet se bëhet fjalë se janë goditur disa grupe të strukturuara kriminale.
Urdhërarrestet janë lëshuar për shtetas shqiptarë dhe të huaj./Top Channel