Nxënësi i ShML “Medreseja Alauddin”, paralelja në Gjilan, Musab Bunjaku, ka zënë vendin e dytë në garat komunale për nxënës të shkollave të mesme në Olimpiadën e Matematikës.
Ky sukses i Musabit erdhi falë përkushtimit të tij dhe të mësimdhënsit të Medresesë, paralelja në Gjilan, prof. Bergan Isufit.
Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për nxënësit fitues, Musabit iu nda certifikata nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.
Musabit i dëshirojmë suksese në mësime dhe përfaqësime të tjera të dinjitetshme!