Mediumet greke: Mickoski betimin do ta japë me emrin kushtetues

Deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për përbërje të qeverisë së re, Hristian Mickoski lidhur me emrin, propozimin e parashtruar për përbërje të re qeveritare, si dhe votimin në Kuvend gjatë fundjavës, janë në fokus të edicioneve onaljn të mediumeve greke, të cilat kryesisht i transmetojnë tekstet e agjencisë shtetërore ANA-MPA, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në tekstin nën titull “Maqedonia e Veriut – Hristian Mickoski: Në betimin e Qeverisë do ta përdori emrin kushtetues të vendit”, ANA-MPA shkruan për intervistën e djeshme të mandatarit për TV “Sitel” ku “tha se në inaugurimin e qeverisë së tij, gjatë fundjavës do ta përdorë emrin e shtetit”.

“Të njejtin emër do ta përdorë edhe në kontaktet jashtë vendit me liderët e huaj”, siç tha. Por, në brendësinë e vendit, si në paraqitjet publike, ashtu edhe në dekalratat do ta përdorë emrin “Maqedoni”, sepse, siç tha vetë, emri i vendit dhe atdheut është “Maqedoni”, shkruan agjencia shtetërore greke.

Mediumet në Greqi, siç është praktikë në periudhën e kaluar, theksin e vendosin në (mos)përdorimin e emrit kushtetues, kështu që, kësaj radhe tekstet në edicionet onlajn janë nën titujt: “Maqedonia e Veriut: Hristian Mickoski insiston për termin ‘Maqedoni’-për fundjavë Qeveria e re”; “Vetëm në kontaktet me lideër t e huaj, Mickoski do ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut”; “Mickoski: Gojarisht ‘Maqedoni’, me shkrim Maqedoni e Veriut”; “Mickoski: Jashtë vendit do ta përdori emrin kushtetues, brenda vetëm ‘Maqedoni’”; “Shkup: Mickoski e vazhdon lojën rreth emrit të vendit”. /shenja