Në vitin 2016, i nderuari Dr. Salahudin Keftaro, publikoi një shënim me vlerë rreth thelbit të fetarizmit të shëndoshë, që e shoqëroi me këtë status në fb-un e tij: “[Sa shumë e dëmtojnë fenë disa praktikantë të fesë!?
Ndonjëri prej tyre ndjek me korrektësi faljen e namazeve me xhemat në xhami, por ai është i pasjellshëm me gruan dhe fëmijët e tij!
Ndonjëri prej tyre mburret me gjatësinë e mjekrës që mban, por mashtron në shitblerjen e tij!
Shohim një të mbuluar, që ndjek me përpikmëri ligjëratat e ndryshme javore, por është e paedukatë me nënën e saj!
Shohim një ndjekës të takimeve periodike të edukimit dhe udhëzimit fetar, por që shquhet për thashetheme dhe ndezjen e ngatërresave në mesin e njerëzve!
A është kjo feja? Jo, vëllezërit e mi!
Origjina e dërgesës së profetit të nderuar dhe qëllimi i saj përmblidhet në thënien e tij (a.s): “Jam dërguar të plotësoj vlerat e mirësjelljes!”].
Më ngacmon shumë ky vëzhgim i hollë i realiteteve të jetuara, si dhe peshimi i tyre në peshoren e hadithit të lartpërmendur, por jo vetëm..!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Shkodër, më 17 shkurt 2021