Në jetën tonë, janë ca burime të pashterrshme të shfaqjes së mëshirës, me të cilën, Krijuesi ynë na rrethon e na qetëson për të sotmen e të përtejmen. Prindi është burimi kryesor i kësaj mrekullie hyjnore, që jo përherë e perceptojmë, e kuptojmë dhe e falënderojmë Allahun si e sa duhet për të!
📚 Nuk resht së menduari rreth madhështisë së hadithit: “Pesë gjëra janë prej adhurimit: … vështrimi në fytyrën e prindit…!”. Është e jashtëzakonshme pozita që Allahu i Madhëruar i ka dhënë Prindit dhe dashnisë së tij në jetën tonë! Veç ta mendosh: adhurim!
✅ Mbi të gjitha, a nuk e ka bërë respektin dhe bindjen ndaj Prindit aktin më të shtrenjtë pas adhurimit të Vetë Madhnisë së Tij: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve…”?
📖 Dhe, lexoni e kuptoni këtë transmetim të Imam Muslimit, që na tregon për dëshminë e madhe të Resulullahut (a.s): “Mjerë ai, mjerë ai, mjerë ai, që mbërrin në moshë të thyer njërin prej dy prindve të tij, a të dy, dhe nuk hyn në xhenet!”.
Allah, Allah!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari