Kazani i urrejtjes kundër Islamit, që vlon sot në disa vende të Europës, është shfaqja më e dhimbshme e injorancës dhe dekadencës morale dhe fetare.
Nuk mjafton vetëm lutja për udhëzimin dhe kapërcimin e tyre të këtij pragu të vështirë, që mjegullon deklaratat e shumta të harmonisë e vëllazërisë njerëzore, respektimit të drejtave themelore të njeriut e shenjtërimit të fesë, sikurse nxjerr në pah nijetet e prishura të shumëkujt, që ndryshe flet e ndryshe vepron!
Porse lypset që secili të kapet fort pas vlerave tona të shenjta islame dhe dëshmimin e tyre me të gjitha format legjitime dhe të mundura, për të treguar se, përtej injorancës dhe ektremizmit të dhunshëm politik e fetar kundër Islamit dhe muslimanëve, përpjekja e lavdëruara për të jetuar si NJERËZ TË QYTETËRUAR, është akoma e mundur!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari