– Një vajzë muslimane, një shembull qytetar… –
Ditë me shi. Trafiku rrëmujë. Afër një rrugëndarjeje, dy persona me biçikleta përplasen. Bien në tokë. Shyqyr Zotit, nuk lëndohen.
Ajo që më tërhoqi t’i shkruaj këto rreshta, tashmë që shiu vazhdon të bjerë dhe, secili është shpërndarë në punën e tij, ishte një vajzë e re muslimane.
Nga trotuari përbri, vrapoi drejt personave të rrëzuar përtokë. E kapi njërin për krahu, diçka i foli dhe pasi u sigurua që çdo gjë ishte në rregull, vazhdoi rrugën e vet, duke shpejtuar hapat.
Nuk kishte shkuar ora: 7.45, kur e gjithë kjo ndodhi jo shumë larg syve të mi.
Këtë shembull ta bëni dhe kulture qytetare, unë e vlerësoj dhe i ngrihem në këmbë!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari