Ca kohë më parë, një miku im larg Shkodrës, shkruante: [Një miku im, ka nisur të mos debatojë më, ndonëse s’ia përtonte debatit. E pyeta: Çfarë ka ndodhur me ty? Ma ktheu: U binda se, qetësia ime ka më vlerë sesa t’i vërtetoj dikujt saktësinë e këndvështrimit tim!
Resulullahu (a.s.) thoshte: “Ia garantoj një shtëpi në mes të xhenetit, atij që i largohet debatit, edhe nëse ka të drejtë!”], siç transmetohet nga Ebu Umame (r.a).
Ndërkohë m’u kujtua Imam Shafiiu, Allahu e mëshiroftë dhe i lartësoftë gradët e tij në xhenet, i cili shkruante në “Divanin” e tij (një pjesë të mirë të cilit e kam përkthyer në shqip dhe e kam publikuar prej shumë vitesh):
Më thanë: Të armiqësuan, të shanë, ti heshte,
U thashë: Përgjigjja është çelës i dyerve të sherrit…
Që do të thotë se, në vorbullën e pasigurisë tënde, qetësia ime ka më vlerë se paragjykimi yt!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari