Përplasja fizike ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, dhe deputetit të NISMA-s, Milaim Zeka, ka zgjuar interesim edhe të medieve serbe.
Disa nga mediat atje kanë raportuar lidhur me ngjarjen e cila ka tronditur dhe ka ngjallë reagimin e gjithë opinionin publik në Kosovë, shkruan Gazeta Observer.
Tanjug ka shkruar se “debati televiziv ndërmjet dy deputetëve është kthyer në luftë fizike”.