Skandal pa ndodhur ende asgjë dhe shumë zhurmë pa asnjë lidhje me futbollin. Në kontaktin e parë me Shqipërinë të transfertës së Europa Ligës ndaj Skënderbeut këtë të enjte, gazetarët serbë që shoqërojnë Partizanin e Beogradit nuk vonuan për të gjetur epitete bombastike.
“Skandal në qendër të Tiranës. Kosova është Veriu i Shqipërisë dhe jo pjesë e Serbisë”.
Mjaftoi kjo fjali në muret e Piramidës në kryeqytet që reporterët e gazetës “Alo” të krijonin nga hiçi, një kopertinë në Beograd për selinë e medias që përfaqësojnë.
Në shkrimet e ndryshme në portalin “Kurier” dhe tek “Informer” në serbisht, shikohen gjithashtu foto të forcave të policisë shqiptare që shoqërojnë normalisht delegacionin, por për serbët, kjo është një armatosje deri në dhëmbë!
Fatmirësisht për futbollistë dhe stafin teknik, referencat janë më së shumti për futbollin në fushë dhe objektivin për të marrë pikë në Elbasan Arena.
Sidoqoftë, nuk mund të mungonte një rikujtesë e Zoran Tosiç, për dronin e famshëm të Beogradit në ndeshjen mes kombëtares serbe