Mediat iz’raelite: Kabineti mund të mblidhet të martën për të miratuar ar’mëpushimin me Libanin

Mediat izraelite raportuan sot se kabineti i vendit pritet të mblidhet të martën për të miratuar marrëveshjen e propozuar për armëpushim me Libanin, transmeton Anadolu.

Raportimet vijnë në mes të një sërë deklaratash optimiste nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë gjatë 24 orëve të fundit, duke sugjeruar se një marrëveshje mund të jetë afër.

Libani ende nuk ka lëshuar ndonjë konfirmim zyrtar, ndërsa Hezbollahu ka paralajmëruar kundër “atmosferave false pozitive” të propaganduara nga Washingtoni dhe Tel Avivi.

“Një marrëveshje është arritur në lidhje me elementët e marrëveshjes dhe kabineti pritet të mblidhet të martën për ta miratuar atë”, citoi uebfaqja e lajmeve Walla të ketë thënë një zyrtar i lartë izraelit, pa dhënë emër.

“Ne besojmë se ka një marrëveshje. Jemi në prag të vijës së finishit, por nuk e kemi kaluar ende sepse qeveria izraelite duhet të miratojë marrëveshjen nesër. Çdo gjë mund të ndodhë në minutën e fundit”, ka thënë zyrtari.

Në përputhje me këto ndjenja, Walla citoi gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar amerikan, i cili tha se administrata e presidentit Joe Biden “beson se një marrëveshje armëpushimi me Libanin është arritur”.

Walla citoi gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar amerikan, i cili ka thënë se administrata e presidentit Joe Biden “beson se një marrëveshje armëpushimi me Libanin është arritur”.

Ndërkohë, transmetuesi publik izraelit, KAN, raportoi për “një besim mbizotërues në Izrael se marrëveshja me Libanin është finalizuar”.

Në lajm thuhet se një “konsultim i kufizuar” është planifikuar për të martën për të diskutuar marrëveshjen, pa specifikuar pjesëmarrësit. Pas takimit, mund të zhvillohet një diskutim më i gjerë i kabinetit për marrëveshjen.