Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mediat italiane: I dyshuari për sulmin në Berlin vritet në Milano

Mediat italiane: I dyshuari për sulmin në Berlin vritet në Milano

MILANO (AA) – Agjencia italiane e lajmeve ANSA bëri të ditur se personi i cili është vrarë gjatë një shkëmbim zjarri me policinë mëngjesin e së premtes në Milano, është i dyshuari kryesor për sulmin terrorist me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme të Italisë njoftoi se sot do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të zbulojnë më shumë detaje.

Të shtënat ndodhën të premten në orën tre të mëngjesit në lagjen Sesto San Giovanni të Milanos gjatë një kontrolli rutinë të policisë.

ANSA tha se i dyshuari nxorri një pistoletë nga çanta pasi nga ai u kërkua të tregojë dokumentet e identifikimit. I dyshuari u vra gjatë shkëmbim zjarrit që pasoi. Më tej thuhet se me këtë rast është plagosur një polic.

Agjencia thotë se nga burime të ndryshme nga Milano dhe Roma kanë mësuar se i dyshuari i vrarë është Anis Amri, i dyshuari kryesor për sulmin me kamion të hënën në Berlin në të cilin humbën jetën 12 persona.

Exit mobile version