Mediat e lidhura me Houthit në Jemen raportuan të martën se forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore në qytetin Saada, vendlindjen e lëvizjes së tyre në veri të vendit.
“Shtetet e Bashkuara kryen një sulm agresiv në provincën Saada,” raportuan agjencia Saba dhe televizioni Al Masira, ndërsa dëshmitarët thanë për AFP se zona u godit nga tre sulme.
Më herët gjatë ditës, grupi i mbështetur nga Irani lëshoi një raketë drejt Izraelit, e cila u kap dhe u neutralizua nga ushtria izraelite.
Ndërkohë, gjatë fundjavës, sulmet ajrore amerikane në Jemen shkaktuan të paktën 53 viktima.