Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar për mënyrën se si ka reaguar pas trazirave në Charlottesville javën e kaluar.
Një person u vra dhe 19 u plagosën kur një makinë u vërsul mbi turmë, në një miting kundër neo-nazistëve.
Pavarësisht se dy ditë më vonë Trump dënoi neonazistët dhe KKK, Trump tha se edhe pala tjetër ishte e dhunshme.
Shumë vetë janë ndjerë të ofenduar nga përdorimi i frazës “të dyja palët”, kështu që revista gjermane “Der Spiegel” vendosi në kopertinën e numrit të fundit Trump-in me një kapuç të Ku Klux Klan.
Pranë fotografisë qëndron teksti: “Fytyra e vërtetë e Donald Trump-it!”.