Mediat gjermane: bllokim i përkohshëm i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Mediat gjermane raportojnë se do të ketë një bllokim të përkohshëm të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri gjerman Michael Roth është shprehur se shpreson që një gjë e tillë të ndodhë në vjeshtën e këtij viti.

Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor.

“Shpresoj që negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen në vjeshte”, ka thënë ai.