Mediat botërore: Nisi me Haradinajn, Kosova dhe Serbia në prag të “luftës”!

Agjencitë kanë raportuar se treni i ndaluar kishte për qëllim që pas 18 vjetësh të hynte për herë të parë në Kosovë.

Ato kanë raportuar për reagimet nga Kosova dhe Serbia me vlerësimin se kjo ngjarje ka pasuar tensionimin që ishte shkaktuar me rastin e arrestimit në Francë të ish kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

Agjencitë e vënë në dukje faktin se treni është dhuratë Rusisë dhe i njëjti është i pasur me motive nacionaliste serbe dhe fetare, si dhe në 20 gjuhë, përfshirë edhe shqip, është shkruar “Kosova është Serbi”.

Agjencia amerikane e lajmeve, AP, thekson se ndalimi i trenit ka “nxitur eskalim dramatik të tensioneve ndërmjet ish armiqve të luftës”.

AP dhe AFP po ashtu raportojnë edhe për urdhrin e presidentin Thaçi që të dërgohen forcat speciale për të parandaluar hyrjen e trenit.

Po ashtu citohet edhe kryeministrit serb, i cili ka thënë se e ka ndalur trenin në Rashkë për t’i “ikur konfliktit dhe humbjes së jetëve”.

AP thekson se deri të tensionimi i sotëm i situatës ka ardhur pas tensioneve paraprake ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë me fletëarrest të Serbisë.

AFP raporton se incidenti me tren koinçidon me provokimet e Serbisë që Haradinaj të ekstradohet nga Franca.

“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në nivelin më të ashpër që nga nënshkrimi i marrëveshjes ‘historike’ të Brukselit në vitin 2013”, thekson AFP.

Edhe Reuters ka raportuar për tentim agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.