Ballina Sport Futboll Media suedeze: Ndaj Kosovës pritet të jenë rreth 45 mijë tifozë në...

Media suedeze: Ndaj Kosovës pritet të jenë rreth 45 mijë tifozë në stadium

Suedia dhe Kosova do të përballen sonte në Friends Arena në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë që dy ekipet kombëtare përballen mes vete, ku në dy të parat suedezët kanë triumfuar 1-0 dhe 0-3.

Takimi i sontëm zhvillohet në stadiumin Friends Arena në Solna, ku pritet një numër i madh i tifozëve.

Mediumi suedez, ‘Fotbollskanalen.se’, ka shkruar se në takimin Suedi – Kosovë pritet të jetë prezent 45 mijë tifozë.

Ky është numri më i madh i tifozëve që ka mbledhur Kombëtarja e Suedisë në këtë kampanjë kualifikuese, pasi ndaj Spanjës nuk u lejuan të futën në stadium më shumë se 16,901 tifozë.

Megjithatë të gjithë këta tifozë nuk do të jenë suedez, pasi shumë nga ta janë edhe shqiptarë.

Tifozë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Suedi kanë siguruar tanimë bileta për këtë sfidë, por edhe nga shtetet tjera si Danimarka, Finlanda e Norvegjia kanë udhëtuar drejt Solnas për ta përkrahur nga afër Kosovën.

Exit mobile version