“Pas Greqisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, bashkëqytetarët tanë po kërkojnë gjithnjë e më shumë brigjet e Shqipërisë në kërkim të pasurive të paluajtshme.” shkruan gazeta serbe blic Sipas medias serbe, Shqipëria konsiderohet si vendi me çmimet më të ulëta në rajon për metër katror.
Çmimet e pronave në vendin tonë krahasohen me ato të Malit të Zi kur u blenë masivisht nga rusët.
“Disa thonë për Shqipërinë sot se është në të njëjtat rrethana siç ishte Mali i Zi në momentin kur toka e tij u ble në masë nga rusët. Çdo centimetër i mirë toke u kërkua atëherë, dhe me kalimin e kohës, tregu i pasurive të paluajtshme fitoi vetëm në çmim.
Me kalimin e kohës, përveç rusëve, turqit filluan të vijnë në Mal të Zi, por gjithnjë e më shumë serbë në këtë vend fqinj blenë prona të paluajtshme. Sot, me sa duket, historia me një prirje të tillë në Mal të Zi është e plotë, dhe besohet se një prirje pothuajse e ngjashme e pret Shqipërinë”,- shkruan blic.
Një apartament i mobiluar me dy dhoma gjumi 100 metra katrorë në Sarandë, pranë detit, kushton 109,000 euro ose 1,090 euro për metër katror.
Në Vlorë, një apartament me dy dhoma gjumi 85 metra katrorë, i mobiluar plotësisht dhe buzë detit kushton 85,000 euro, ose 1 mijë euro për metër katror. Ndërsa për apartamentet që ndodhen larg detit çmimet variojnë më pak se 1000 mijë euro metri katror. Blic gjeti apartamente, me dy dhoma gjumi në Durrës prej 100 metrash katrorë me një çmim prej 1,100 euro për metër katror, pra çmimi në total 110,000 euro.
Çmim i mirë për vetë luksin
Shtëpitë dhe vilat buzë detit janë më të shtrenjta, por duke i krahasuar me çmimet në vendet e tjera janë prona të përballueshme.
Një shtëpi luksoze në Dhërmi, e pajisur plotësisht me një sipërfaqe prej 162 metra katrorë shitet me një çmim prej 371,000 euro.
Në Gjirin e Lalzit, me një çmim prej 450,000 euro, mund të blini një vilë me katër dhoma, me 3 banjo, me përmasa 204 metra katrorë dhe një kopsht të madh (rreth 600 metra katrorë
Në Kepin e Rodonit, një vilë me katër dhoma, e mobiluar plotësisht brenda,me sipërfaqe prej 190 metrash katrorë, me një oborr dhe një pishinë në oborrin prej 730 metrash katrorë kushton 590,000 euro.-shkruan gazeta serbe blic. /tiranapost