Mediat italiane komentuan se presidenti Recep Tayyip Erdogan ishte “fituesi” i Samitit të Liderëve të G20-ës, që u mbajt në Romë gjatë fundjavës.
“Corriere della Sera”, një nga gazetat me tirazhin më të lartë të vendit në vlerësimin e liderëve që merrnin pjesë në samit, e quajti Presidentin Erdogan si “emri i kërkuar për të gjitha dosjet e nxehta”.
Duke vënë në dukje se shumë liderë donin të takoheshin me Erdoganin gjatë samitit, gazeta shkroi: “Së bashku me mirëpritësin, ai u bë kryetari tjetër i G20. Presidenti turk është bashkëbiseduesi i pashmangshëm i dosjeve më të nxehta”.
Edhe në lajmin e gazetës “La Verita” shkruhet se “Nëse ka një ‘fitues’ të kësaj G20, me shumë mundësi ai është Recep Tayyip Erdogan. A është një vlerësim i ekzagjeruar? Ndoshta jo. Në samitin në Romë, Presidenti turk përfitoi nga tre faktorë: Dobësisë politike të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda vendit të tij, mungesës së boshtit kino-rus që nuk merrte pjesë në këtë samit, duke bërë që Erdogani të kishte hapësirë për të manovruar dhe faktori i tretë ishte se ai parashtroi se luajti një rol qendror në disa pika kritike.
Gjithashtu edhe në lajmin për samitin në gazetën “Il Messaggero”, thuhet se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Italisë, të tensionuara me deklaratat e kryeministrit italian Mario Draghi, u zbutën me takimin dypalësh Draghi-Erdogan, të zhvilluar në kuadër të samiti.
Në gazetë, duke theksuar se kjo krizë i përket të shkuarës, përfshihet edhe shprehja “Ishte e nevojshme të përmirësohej dhe kjo ndodhi”.
“Ky samit i G20 ishte një sukses për Erdoganin. Ai është një fitues i vërtetë,” shkruhej në faqen e internetit “Affariitaliani”.
Në lajm shkruhet se mirëpritësi i samitit, Draghi arriti disa rezultate gjatë samitit, por nuk mundi të përfshijë Rusinë dhe Kinën, ndërsa për presidentin francez Emmanuel Macron ky samit kaloi “keq”. /trt