Bien në renditje Musk, Bezos e Zuckerberg. SHBA ka më shumë miliarderë
Më i pasuri në botë për këtë vit është Bernard Arnault, i pari francez që kurorëzohet në krye të klasifikimit të Forbes. Kreu i industrisë botërore të luksit ka një pasuri prej 211 mld $.
Ndërkohë që kreu i Teslës, Elon Musk ka humbur shumë gjatë vitit që lamë pas duke u pozicionuar në vend të dytë me 180 mld$ ndërkohë që shumë me tëpër themeluesi i Amazon Jeff Bezos i cili ka arritur në kuotën e 107 mld$.
Por e njëjta situatë prek edhe kreun e rrjeteve sociale “Meta”, Mark Zuckerberg, i cili ka kaluar një vit të vështirë ekonomik duke parë që pasuria e tij të përgjysmohet, duke arritur në 64.4 mld$. Viti 2022 ka rezultuar i vështirë nga ana financiare, kryesisht për krerët e kompanive teknologjike si pasojë e luhatjeve të tregjeve në bursa, rritjes së taksimit e shume faktore të tjerë.
Ndërsa gruaja më e pasur në botë, sërish një qytetare franceze, që renditet në vendin e 11, me 80.5 mld $ Francoise Bettancourt Meyers, zv/president e L’Oreal, shoqëri e themeluar nga gjyshi i saj dhe që konfirmohet lider në sektorin e kozmetikës dhe produkteve të bukurisë.
Në renditjen e njerëzve më të pasur të botës, SHBA janë vendi me më tepër prani, me 735 miliarderë për një total prej 4500 miliardë. Në vend të dytë renditet Kina me 562 miliarderë, për një shumë totale prej 2000 miliardë. Ndërkohë që miliarderët e botës të gjithë së bashku kanë një pasuri totale prej 12.200 mld$.