Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 978 raste të reja dhe humbën jetën 24 pacientë prej të cilëve dy ishin të moshës 39 vjet.
Gati gjysma e rasteve të reja janë nga Shkupi ose 405, ndërsa më pas vjen Tetova me 72. Numër dyshifror dje u regjistrua edhe në Strumicë 66, Kumanovë 55, Gostivar 48, Kërçovë 40, Shtip 37, Strugë 31, Ohër 28, Prilep 25, Veles 24, Kavadar 21, Dibër 17 dhe Radovish 13.
Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 14.127, ndërsa që nga fillimi me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 174.667 persona, ndërsa prej tyre 154.698 janë shëruar dhe 5.842 kanë humbur jetën.
Në Shkup momentalisht ka 5.214 raste aktive. Në Tetovë ka 2.042, ndërsa në Gostivar 1.394. Më pas vjen Strumica me 698 raste aktive, Kërçova me 636 raste, Struga 507 dhe Ohri 408.
Sipas të dhënave të MSH-së deri tani janë vaksinuar 712.338 qytetarë dhe janë aplikuar gjithsej 1.234.123 doza vaksinash, kurse 521.784 janë rivaksinuar. /lajmpress