Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Më shumë se 200 universitete amerikane kundër ndërhyrjeve politike të Trump

Më shumë se 200 universitete amerikane kundër ndërhyrjeve politike të Trump

Më shumë se 200 universitete dhe kolegje në SHBA kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, duke akuzuar administratën Trump për ndërhyrje politike në arsimin e lartë. Mes nënshkruesve janë edhe institucione prestigjioze si Princeton, Brown, Harvard dhe Columbia.

Deklarata denoncon “ndërhyrjen e paprecedentë të qeverisë dhe politizimin e arsimit të lartë amerikan”. Rektorët shprehen se janë të hapur ndaj reformave konstruktive dhe mbikëqyrjes së ligjshme, por kundërshtojnë ndërhyrjet e tepruara që prekin jetën e studentëve dhe stafit në kampuse.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur administrata Trump po përpiqet të përdorë fondet federale për kërkime shkencore si mjet për të reformuar universitetet, të cilat presidenti i cilëson si të ndikuara nga ideologji radikale të majta, anti-amerikane dhe anti-semite.

Exit mobile version