Me rastin e Krishtlindjeve, Papa bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Lideri shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, me rastin e Krishtlindjeve, bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Papa iu drejtua turmës nga Bazilika e Shën Pjetrit me rastin e Krishtlindjeve, duke shprehur urimin e tij, raportoi “Vatican News”.

Ai është lutur për “heshtjen e armëve” në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për forcë dhe gatishmëri për negociata dhe dialog për të gjetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për këtë çështje.

Papa 88-vjeçar është lutur gjithashtu për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Gaza dhe ka shprehur shpresën për një “armëpushim dhe ndihmë” për njerëzit që vuajnë nga uria dhe lufta.