Ballina Kuriozitete Me përmasa sa një ananas, kjo kokërr breshëri mund të shënojë rekord

Me përmasa sa një ananas, kjo kokërr breshëri mund të shënojë rekord

Gjurmuesit e stuhive në Teksas kanë gjetur një kokërr breshëri sa një ananas që mund të shënojë një rekord të ri.

Val dhe Amy Castor nga Oklahoma gjetën këtë fundjavë kokrrën e breshërit me një gjatësi prej 18 cm. Zbulimi ndodhi pranë parkut Vigo teksa gjurmonin një sistem vetëtimash.

Val Castor tha se breshëri kishte përmasën e një ananasi. “Është breshëri më i madh që kam parë dhe unë kam mbi 30 vite që gjurmoj stuhitë”.

Ai shtoi se disa kokrra breshëri sa një top bejsbolli binin teksa ai drejtonte makinën, madje një prej tyre i krisi xhamin dhe më pas vuri re këtë ekzemplar në anë të rrugës.“Mund ta shihja nga gati 100 metra larg”.

Kjo kokërr breshëri mund të ketë vendosur rekordin e ri në Teksas pasi më i madhi që ishte gjetur ndonjëherë është 16.25 centimetra. Megjithatë, duhet konfirmuar nga një grup ekspertësh.

Exit mobile version