Nuk më bëjnë përshtypje diplomat, as më tundojnë titujt, dhe nuk më intereson sa pasuri ke, të gjitha këto janë për ty.
Por butësia dhe thjeshtësia jote janë esenca!
Më pëlqen ai që zgjedh fjalët me kujdes për të mos lënduar askënd, që kur flet është si të prekësh me butësi dikë mbi supe. Kur flet, është si të ngushëllosh një shpirt, dhe kur bisedon, është sikur të mjekosh një plagë!
Më pëlqen ai që është i butë me të thjeshtët.
Qesh me punëtorin e stacionit, buzëqesh me punëtorin e pastrimit, dhe nuk e vret mendjen për çmimin për një shitës ambulant, duke e konsideruar këtë si një bamirësi të fshehtë, e sheh hilen e vogël të tij si një rehati shpirtërore.
Më pëlqen ai që kur hyn në shtëpi, me të hyjnë edhe gëzimi, lumturia dhe qetësia, qetëson bashkëshorten dhe i jep paqe familjes me hyrjen e tij, si shiu që kur bie, gëzon njerëzit.
Më pëlqen ai që është i afërt me të tjerët dhe i dashur për ta. Dëshiron të mirën për të gjithë, dhe e gëzohet për suksesin e të tjerëve pa pasur frikë se kjo i zbeh suksesin e tij.
Ai lutet për bekim dhe mirësi për të gjithë.
Nga libri: “Për zemrat e thyera” Ed’hem Sherkau
Nga: Hoxhë Korab Kaja