“Me Pejgamberin (alejhi selam)” – Fragment

Ed’hem Sherkavi

Kjo është puna e njerëzve, gjithmonë!
Nëse nuk reagon ndaj të keqes, thonë: Frikacak!
Nëse jep sadaka, thonë: Sa për sy e faqe (për tu dukur).
Nëse shoqërohesh me një të ditur, thonë:
Servil!
Nese shoqërohesh me një gjynahqar, thonë: Ai është njësoj, sikur ai!
Nëse sillesh mirë me gruan tënde, thonë: Dele!
Nëse u flet, që të ndalojnë nga gjynahet, thonë: Ekstremist!
Nëse nuk i flet, që të ndalojnë prej ryshfeteve, thonë: Injorant!
Nëse mbulohesh me shami, thonë: Injorante, nuke njeh modën!
Nëse e mbulon fytyrën, thonë: Ka mbuluar shëmtinë e saj!
Nëse i bindesh burrit tënd, thonë: Personalitet i dobët!
Kështu që, bëhu vetvetja dhe mos lejo askënd të të mashtrojë! Mos heq dorë prej parimeve tuaja, për ti kënaqur njerëzit.
Nëse mediton rreth gjendjes së njerëzve, do të gjesh, se pjesa më e madhe e tyre nuk janë të kënaqur me Allahun, e si mund ti kënaqin njerëzit, njerëzit e tjerë?!
Nga libri: Me Pejgamberin (alejhi selam)

Ed’hem Sherkavi (përkthyer nga Lavdrim Hamja)