Me parfume e sterilizues pastrohen qilimat në Xhaminë e Profetit (a.s)

Më shumë se 23.000 litra sterilizues eko-miqësor janë përdorur për dezinfektimin e qilimave në Xhaminë e Profetit (a.s) në Medine përgjatë tre muajve të fundit.

Hapi vjen si masë parandaluese e vënë për të garantuar sigurinë e vizitoreve gjatë pandemisë, raporton Saudi Press.

Aty thuhet se aromat janë përdorur më shumë se 7700 herë për të parfumuar xhaminë vazhdimisht përgjatë periudhës së njëjtë.

Personeli që kujdeset për xhaminë thonë se kanë zëvendësuar qilimat rreth 450 herë ndërsa përbrenda pjesës Al-Rawda çdo dhjetë ditë.

Xhamia e Profetit (a.s) e njohur në arabisht si Mesxhid En Nebewi ka aplikuar masa parandaluese duke kërkuar mbajtjen e distancës nëpërmes shenjave në qilima për të shmangur kështu mbingarkesën.

Gjatë vitit të kaluar në kohën e mbylljes nga pandemia mbretëria pezulloi të gjitha udhëtimet e brendshme dhe ndërkombëtare gati për dy muaj dhe Haxhi 2020 u zhvillua me vetëm 10,000 pelegrinë të cilët respektonin masat e pandemisë. /Mesazhi.com