Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Me paradë flamujsh, në Beograd fillon tubimi “Nuk e japim Serbinë” në...

Me paradë flamujsh, në Beograd fillon tubimi “Nuk e japim Serbinë” në mbështetje të Vuçiqit

Në sheshin përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare të Serbisë në Beograd sot filluan parakalimet dhe tubimet treditore nën moton “Nuk e japim Serbinë”, raporton Anadolu.

Parada me flamuj filloi me “Marshin në Drinë”, ndërsa në të kishte 170 flamuj të Serbisë dhe të vetëqeverisjeve lokale.

Paraprakisht, përpara ndërtesës së Qeverisë së Serbisë u shpalos flamuri më i gjatë shtetëror në historinë e Serbisë, të cilin qytetarët së bashku me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq e çuan deri te sheshi përpara Asamblesë Kombëtare.

Flamuri ka përmasa 200 me 10 metra, ndërsa në kolonën që arriti te sheshi përpara kuvendit të Serbisë ishin edhe ministrat e qeverisë teknike Sinisha Mali, Gjorgje Miliçeviq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq.

Përpara Asamblesë Kombëtare është mbledhur një numër i madh qytetarësh që mbajnë flamuj të Serbisë dhe pankarta të shumta përkrahëse për Serbinë dhe presidentin Vuçiq.

Tubimet “Nuk e japim Serbinë”, me rastin e themelimit të një lëvizjeje gjithëpopullore, do të zgjasin deri të dielën.

Exit mobile version