Sipas disa përdoruesve në rrjetin social Reddit, nëse vendosni gishtin tuaj në ekrani në afërsi të kontrolleve të reja të kamerë dhe përpiqeni të ndërveproni me ekranin me dorën tjetër, asgjë nuk ndodh.
Ekrani me prekje është zemra e iPhone dhe për shumë pajisje, ndërsa kur një problem shfaqet, bëhet shqetësues. Gama më e fundit e produkteve të Apple, seritë iPhone 16, ende pa bërë 1 javë në shitje, kanë filluar të shfaqin probleme me ekranet me prekje.
Sipas disa përdoruesve në rrjetin social Reddit, nëse vendosni gishtin tuaj në ekrani në afërsi të kontrolleve të reja të kamerë dhe përpiqeni të ndërveproni me ekranin me dorën tjetër, asgjë nuk ndodh.
Një përdorues thotë se duke shtypur dhe mbajtur gishtin në hapësirën e theksuar në ekran në momentin e shtypjes së butonit të kamerës nuk do të mund të bëni veprime të tjera në ekran.
Në ndërfaqen Settings nuk mund të shtypni asgjë e as të tërhiqni elemente në ekran ndërsa në Home vetëm të shtypni.
Disa përdorues të tjerë nuk kanë arritur të replikojnë një situatë të ngjashme dhe siç duket ka të bëjë me një problem softuerik sesa harduerik.
Të tjerë raportojnë për shfaqen e këtij problemi edhe në modelet më të vjetra të iPhone si iPhone 14 Pro. 9to5Mac thotë se algoritmi i mbrojtjes ndaj prekjeve aksidentale siç duket interferon në këtë rast duke bërë të refuzojë çdo veprim tjetër.
Apple padyshim po punon për të gjetur një zgjidhje edhe pse nuk ka një deklaratë zyrtare prej kompanisë.