Facebook aktualisht ka lançuar versionin e ndryshuar të kohështrirjes në SHBA, Kanada, Brazil, Suedi, Spanjë, Irlandë, Indonezi dhe Kosta Rika.
Facebook gradualisht po zgjeron përpjekjet për të reduktuar shfaqen e përmbajtjeve politike në kohështrirje. Kompania tha se ka nisur testimet në 75 vende të botës.
Facebook aktualisht ka lançuar versionin e ndryshuar të kohështrirjes në SHBA, Kanada, Brazil, Suedi, Spanjë, Irlandë, Indonezi dhe Kosta Rika.
Por përditësimi i fundit zgjeron ndjeshëm duke e çuar në mbi 80 numrin e vendeve ku përdoruesit e Facebook do të shohin më pak përmbajtjet politike.
Rrjeti social nuk identifikoi vendet që do ti bashkohen listës por ndryshimi fillimisht do të aplikohet për një përqindje të vogël përdoruesish në secilin prej vendeve të reja.
Planet për të reduktuar shtrijen e përmbajtjeve politike në Facebook Zuckerberg i bëri publike në Janar pak ditë pas protestës së dhunshme të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. /PCWorld Albanian