A mund t’i trajtojmë me urgjencë tri sëmundje, në këto 13 ditë sa kanë mbetë?!
Në historinë e njerëzve të mirë, tri gjëra ishin zakon të trajtoheshin në prag të Ramazanit:
1. Gafleti (pa kujdesia, dehja, të qenurit në kotje). Këtë dukuri e ka trajtuar vetë Muhamedi a.s. kur është pyetur për agjerimin e muajit Shaban, ka thënë: Ky është muaji qe zakonisht njerëzit janë në gaflet ndaj tij.
Preokupimi i zemrës me dëfrime dhe gjëra të kota duke i harruar detyrat e kohës dhe vendit është gaflet.
Të neglizhohen apo harrohen gjërat madhore të jetës, tek të cilat orientohen të gjitha shenjat e jetës, është gaflet.
Zoti i Madhërishem thotë:
“Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e u’a kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi?”
Prandaj, pë r këto 14 ditë të mbetura deri në Ramazan duhet disa lloj gatishmërishë .
– Gatishmëria emocionale.
– Gatishmëria shpirtërore.
– Gatishmëria mendore.
– Gatishmëria shoqërore dhe familjare.
2. Iniciativë për t’i detektuar disa gjynahe dhe lëshime qe duhet medeomos t’i braktisim për gjatë muajit të bekuar.
Një burrë e pyeti Hasan el-Basriun: Unë ndonjëherë dua të falem natën por nuk mund ta bëj? Ai tha: “Mëkatet e tua të kanë kufizuar “.
Këtë projekt duhet ta kemi të kthjelltë dhe mirë të projektuar në prag të Ramazanit, ndryshe do të dalim nga Ramazani me etje dhe uri pa ndryshuar asgje në avansimin e personalitetit.
Ramazani me gjatësinë , gjerësinë dhe atmosferën e tij, do ishte rasti më i mirë të avansohemi për të mirë.
3. Urrejtja, ftohja dhe prishja e raporteve familajre e miqësore.
Kjo është një nga gjërat më të rrezikshme që mund të ekzistoj midis një personi dhe shpërblimit të All-llahut.
Në thënjet e Pejgamberit a.s. thuhet: “Dyrert e xhennetit hapen të hënëve dhe të enjtëve, aty falen robërit përveq atyre që e krahasojnë dikë me Zotin apo ata që janë në konflikte dhe urrejtje me vëllezërit e tyre. Për ta thuhet: Prolongoni çështjen e tyre derisa të pajtohen.
Në këtë kuptim aludonte edhe nata 15 e muajit Shaban që lam pas, e ashtuqujtura nata e Beratit.