iPhone i parë dhe i fundit përmban një aplikacion quajtur Stocks, pavarësisht se askush nuk ishte i interesuar për të. Përdoruesit do të mund ta fshijnë atë pas iOS 18.2.
Përgjatë viteve Apple është kritikuar për aplikacionet iPhone që nuk mund të fshiheshin. Tani në Bashkimin Europian përdoruesit do të mund të fshijnë aplikacione kyçe të smartfonit falë një përditësimi që do të vijë me iOS 18.2 dhe që aktualisht po testohet në fazë beta.
iPhone i parë dhe i fundit përmban një aplikacion quajtur Stocks, pavarësisht se askush nuk ishte i interesuar për të. Përdoruesit do të mund ta fshijnë atë pas iOS 18.2.
Gjithashtu përdoruesit të cilët nuk kanë një orë inteligjente Apple Watch do të mund të fshijnë aplikacionin Watch. Ndërsa shumë prej nesh po presin për debutimin e gjerë të iOS 18.1 duke na dhënë qasjen e parë në Apple Intelligence, Apple konfirmoi përditsimin e radhës.
Falë iOS 18.2 përdoruesit që jetojnë në vendet e BE-së do të mund të fshijnë aplikacione që pjesa tjetër e botës nuk mundet. Madje mund të fshihen edhe aplikacione qendrore.
Përmendim këtu App Store, Camera, Safari, Messages dhe Photos dhe në vend të tyre të përdorin shfletues si Chrome apo librari fotosh si Google Photos.
E gjitha kjo është pjesë e përgjigjes së Apple ndaj Aktit të Tregjeve Dixhitale dhe ndërsa aplikohet vetëm në Europë aktualisht, SHBA-ja dhe Britania do ti ndjekin këto zhvillime nga afër.