Anglia e ka fituar ndeshjen e fundit të fazës grupore në kuadër të ‘Euro 2020’ duke e mposhtur Republikën Çeke me rezultat (1-0).
Vetëm një gol u shënua në 45 minutat e para të ndeshjes së Grupit D, e cila u zhvillua në stadiumin Wembley.
Tre Luanët donin ta mbyllnin fazën grupore si lider dhe ia arritën qëllimit duke e nisur mirë sfidën dhe duke shënuar një gol në minutat e para.
Pas një aksioni të zgjatur të anglezëve, Jack Grealish harkoi në zonë dhe Raheem Sterling kërceu për të shënuar me kokë (12’).
Në fraksionin e dytë, çekët u përpoqën t’i ndryshonin gjërat, porse nuk ia dolën dhe e humbën takimin.
Përkundër kësaj humbjeje dhe pozicionimit në vendin e tretë në Grupin D, Republika Çeke i bashkohet Anglisë dhe Kroacisë në 1/8 e finales së ‘Euro 2020’. /