Më erdhi keq për Rita Orën. Sinqerisht. Aq më keq për babin e saj, që ish munduar të publikoj foto të tjera vetëm e vetëm për të treguar se vajza e tij nuk është ashtu siç po përflitet e përceptohet, se ajo, në një farë mënyre nuk është tradhtare. Kjo është e keqja kur ne i mveshim njerëzve cilësi imagjinare në saje të të cilave krijojmë pritjet tona të rrejshme dhe në pamundësi, të realizimit të ktyre pritjeve, atë e shpallim mendjelehtë, tradhtarë, të devijuar e çka mos tjetër. Fotot ishin të vërteta. Por në reagimin e prindit të saj, prapë se prapë, patriotizmi nuk konceptohet si formë e lartë e veprimit, por si ndërgjegje e hallkut, ndërgjegje e atyre që flasin e nuk kanë asnjë përgjegjësi publike. Por një gjë duhet thënë troç sado që për përkrahësit e Rita Orës nacionalizmi mund të jetë ideologji e popujve të varfur dhe të ngecur në histori, për Novak Gjokoviqin nacionalizmi është formë e mëshirume e një lloj patriotizmi aktiv. Ai përmes fondacionit të tij, deri më tani nga ndihmuar më shumë se 50 mijë fëmië, 10 mijë prindër dhe ka ndërtuar e rindërtuar çerdhe fëmijës, ligjërata dhe trajnime me psikiatrin më të madh në botë Gabor Maten, akademinë e trajnimit të prindërve dhe gjëra të ngjashme. Ky fondacioni i tij përkrahet nga Banka Botërore, Unicef-i, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe kompani tjera të fuqishme botërore. Për më tepër qëndrimet e tij për Kosovën janë të njohura dhe më problematikja dhe e papranueshmja është qëndrimin i tij, solidarizues në lidhje me të vrarit serb, në sulmin e fundit terrorist në Banjska. Unë nuk e kam të drejtën ta gjykoj dhe kritikoj një qytetare botërore, me prejardhje nga Kosova, për bindjet dhe qëndrimet e saja politike, por meqë është shpallur ambasadore nderi e Kosovës, mbase në kohëra të tilla të nxehta dhe problematike është mirë që të jetë mëe kujdeshme në dukjet e saja publike. Në anën tjetër, do të isha shumë i lumtur, nëse ngjashëm si Gjokoviqi, edhe ajo të kish nisur një fondacion të ngjashëm dhe të kishte ndihmuar Kosovën. Patriotizmi përtej një fjale shterpe dhe pa përmbajtje, është veprimtari e sinqertë dhe dashuri e pakusht për vendin tënd, me aq sa ke, me aq sa mundesh!
Nga: Latif Mustafa