Rrugëtimin e tij drejtë vendeve të shenjta të myslimanëve shkrimtari francez me orgjinie marokene Nabil Ennasri e nisi me 22 prill dhe deri më sot ka kaluar afërsisht tre mijë kilometra.
Nabil Ennasri, një francez me origjinë marokene, i cili u nis nga Franca për në Mekë me biçikletën e tij, dëshiron të përjetojë haxhin tradicional të myslimanëve si në të kaluarën dhe të tërheqë vëmendje ndaj ngrohjes globale.
Shkrimtari 41-vjeçar Nabil Ennasri, i cili donte të tërhiqte vëmendjen ndaj ngrohjes globale dhe të përjetojë ndjenjat e myslimanëve sikurse gjatë Haxhit në histori, vendosi të shkonte në Mekë me biçikletë.
Duke u nisur nga Franca më 22 prill, Ennasri la pas dhjetë shtete dhe tani ka arritur në Turqi.
Ennasri, i cili qëndron në karvanin e përdorur nga miqtë e tij që e shoqërojnë natën, ndan përvojat e tij në rrugë me ndjekësit në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Vëmendja te ngrohja globale
Ennasri për Anadolu tha se që nga 22 prilli ka udhëtuar 2 mijë e 850 kilometra.
Duke shpjeguar pikënisjen e idesë për të shkuar në Haxh me biçikletë, Ennasri tha: “Doja t’i paralajmëroja njerëzit për ngrohjen globale dhe shëndetin e botës sonë. Ne duhet të respektojmë natyrën dhe mjedisin. Është e rëndësishme t’u tregojmë myslimanëve në lidhje me këtë”.
Ennasri ka deklaruar se në Antalya do të shkojë me biçikletë nëpërmjet Istanbulit, ndërsa në Jordani do të shkojë me avion dhe do të vazhdojë rrugën me biçikletë.
Në qytetin e Fatih Sulltan Mehmetit
Duke u shprehur se ishte emocionuese të jetë në Edirne, Ennasri tha: “Kam qenë i interesuar për historinë e Perandorisë Osmane në fëmijërinë time. Është e rëndësishme për mua të jem këtu, sepse ky është qyteti ku ka lindur Fatih Sulltan Mehmeti. Xhamia Selimiye është gjithashtu një nga veprat e rëndësishme në historinë e Islamit. Është e rëndësishme të jetosh dhe të kujtosh atë që ndodhi në këtë rajon në histori. Perandoria Osmane luajti një rol të rëndësishëm në histori të Islamit”.
Duke kujtuar se në histori myslimanët arrinin në Mekë me një udhëtim që zgjaste me muaj, Ennasri tha: “Kjo nuk ishte kështu 200 vjet më parë, por 50 vjet më parë. Edhe disa nga familja ime shkuan në këmbë. Kjo zgjaste ndoshta muaj ose vjet. Disa vdiqën gjatë udhëtimit. Kur kujtoj këto momente, gjej forcë te vetja. Ndihesh më mirë kur bën një udhëtim me biçikletë që të merr javë në vend të disa orëve me aeroplan”. /trt
🕌 Départ de l’étape du jour depuis la célèbre mosquée Selimiye à Edirne 🇹🇷.
L’une des plus belles mosquées du pays 🙏.
Edirne, c’est aussi la ville de naissance de Sultan Mohamed Fatih Rah et le siège de l’une des plus grandes synagogues du monde.#HadjByCycle #Labayk pic.twitter.com/1ZSvBiqqac
— Nabil Ennasri (@NabilEnnasri) May 22, 2023