Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Me ardhjen e Muajit të Ramazanit, në Erbil të Irakut rriten shitjet...

Me ardhjen e Muajit të Ramazanit, në Erbil të Irakut rriten shitjet e tespiheve

Me ardhjen e Muajit të Ramazanit ka një rritje të shitjeve në pazarin e tespiheve pranë kalasë historike të Erbilit në Irak, raporton Anadolu.

Në tregun e tespiheve në qendër të qytetit, në tezga ose në duart dhe qafat e shitësve ekspozohen tespihe me ngjyra, modele dhe përmasa të ndryshme.

Tespihet në tregun që është ndër vendet e frekuentuara nga vendasit dhe turistët, përdoren për dhikër, si dhe blihen si suvenire apo kujtime nga qyteti.

Çmimet e tespiheve ndryshojnë nga 1.000 dinarë (50 cent) deri në 300 mijë dinarë (200 euro), varësisht nga cilësia dhe lloji i tyre.

Thuhet se në Muajin e Ramazanit është rritur interesi për tespihet të cilët janë edhe simbol i qytetit.

“Njerëzit në këtë muaj janë përkushtuar me dhikër”

Hemed Emin Kadir, i cili shet tespihe në pazar, tha se ka kërkesë të madhe për tespihet me 101 rruaza gjatë Ramazanit, sepse njerëzit në vend janë të zënë me dhikër gjatë këtij muaji.

Kadir pohoi se tespihet plastike tërhoqën vëmendje në veçanti për shkak të çmimit të tyre të ulët dhe se këto tespihe shiten për 1.000 dinarë irakian (rreth 50 cent).

Kadir tha se çmimi i tespiheve nga lloji terebinth arrin deri në 300 mijë dinarë irakian (rreth 200 euro) dhe tërhoqi vëmendjen se ato kanë klientë të veçantë.

Një tjetër shitës, Ismail Muhammed, tha: “Ka gjithmonë kërkesë për tespihe, por ato blihen më shumë gjatë Ramazanit. Sepse muslimanët bëjnë dhikrin me 101 rruaza ose i japin si dhuratë dikujt”.

Duke theksuar se tregu ngec edhe kur pagat nuk paguhen, Muhammedi tha: “Në vitet e kaluara (gjatë Ramazanit), ne kemi shitur shumë. Tani është më pak”.

Exit mobile version