Ballina Lajmet Kosovë Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve...

Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt

Më 27 janar 2025 do të fillojë gjykimi fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodaj, për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023.

Kështu bëri të ditur për të ditur për tëvë1.info, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 janar 2025, në ora 11.00”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Exit mobile version