Me 1 Maj protestohet në Prishtinë

Ditën e hënë do të ketë protestë në Prishtinë.

Protesta do të organizohet nga Shoqata e Bizneseve të Vogla.

Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i kësaj Shoqate, Sadudin Hasani.

Ai ka thënë për Indeksonline se protesta në fjalë po bëhet për të kërkuar të drejtat e bizneseve.

“Ju njoftojmë se me datën 01 maj 2023 nga ora 09:00 deri në orën 09:30, në vendin para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, mbajmë protestë” ka thënë Hasani.