Google thekson se aktiviteti i llogarisë lidhet me vetë llogarinë dhe jo pajisjen. Politika aplikohet vetëm për llogaritë personale dhe jo ato të lidhura me punën, shkollat apo organizatat.
Google prezantoi një politikë të re për llogaritë jo-aktive në fillim të vitit duke paralajmëruar se miliona prej tyre do të fshihen.
Gjiganti i kërkimit do të fillojë zbatimin e kësaj politike nga data 1 Dhjetor 2023. Sipas politikës një llogari jo-aktive konsiderohet çdo llogari që nuk është përdorur për dy vitet e fundit.
Pjesë e këtij aktiviteti janë përdorimi i Google Drive, shikimi i videove YouTube, shpërndarja e fotove apo shkarkimi i aplikacioneve.
Google thekson se aktiviteti i llogarisë lidhet me vetë llogarinë dhe jo pajisjen. Politika aplikohet vetëm për llogaritë personale dhe jo ato të lidhura me punën, shkollat apo organizatat.
Heqja e llogarive është e motivuar nga ideja që mund të jenë të braktisura, harruara dhe pa përdorura duke i ekspozuar përballë një kompromentimi të mundshëm.