Kanë kaluar më shumë se një dekadë që nga fillimi i prodhimit të McLaren P1 dhe mund të jetë koha për një pasardhës.
McLaren sapo vendosi një video për veturat e saj “1”, F1 dhe P1, me punonjës të ndryshëm nga marka që flasin për atë që i bën ato kaq të veçanta.
Në fund, një datë dhe orë shihen në video: 6 tetor, ora 13:00.
A do të shohim një pasardhës të P1 atëherë?
Në fillim të këtij viti, McLaren thuhet se ua prezantoi tregtarëve hiperveturën e re, të koduar me emrin P18, përcjell Telegrafi.
Ajo përmbante një motor të ri hibrid V8, diçka që McLaren konfirmoi se ishte në zhvillim vitin e kaluar, duke e zëvendësuar V8 me turbo të dyfishtë që kompania ka përdorur që nga debutimi i MP4-12C në vitin 2011.
McLaren që atëherë ka prodhuar hipervetura të tjera, Senna, Speedtail dhe Elva, por asnjëra nuk ishte epokale si P1.