McDonald’s ka bërë të ditur se do të blejë të gjitha 225 restorantet e saj në Izrael, pas një marrëveshje me kompaninë franshize Alonyal Limited që ka operuar biznesin për 30 vjet, transmeton Anadolu
Zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë përballet me thirrje për bojkot që kur Alonyal Limited u dha mijëra vakte falas forcave izraelite pas sulmeve izraelite, të cilat që nga 7 tetori kanë vrarë të paktën 33 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.
Gjigandi i ushqimit të shpejtë tha se Alonyal Limited punëson 5 mijë njerëz në të gjithë vendin dhe të gjithë do të mbahen pas përfundimit të shitblerjes në muajt e ardhshëm.
“Pas përfundimit të shitblerjes, McDonald’s Corporation do të zotërojë restorantet dhe operacionet e Alonyal Limited dhe punonjësit do të mbahen me kushte ekuivalente”, tha McDonald’s.
Presidenti i Tregjeve të Licencuara për Zhvillim Ndërkombëtar në McDonald’s Corporation, Jo Sempels, tha se kompania mbetet e përkushtuar ndaj tregut izraelit dhe për të siguruar një përvojë pozitive të punonjësve dhe klientëve në treg në vijimësi.
Franshizat e McDonald’s shpesh janë në pronësi dhe operojnë në nivel lokal. Shefi ekzekutiv i saj, Chris Kempczinski, më herët tha se konflikti në Gaza po dëmton biznesin e gjigandit të ushqimit.