Në orën 09:45 të ditës së hënë, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur “Skalierat”, është gjetur një person i mbytur.
Trupi i pajetë i shtetasit me iniciale M.I., rreth 30 vjeç, banues në Elbasan, u gjet në det.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.