Mbytet një 22-vjeçar te Gjiri i Lalëzit

Një i ri është mbytur paraditen e së shtunës në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës.

Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet E.S., 22 vjeç, nga Tirana.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15. Trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga pushuesit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes/tch