Një tjetër person është mbytur ditën e sotme në brigjet Shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit ku policia raporton për një të mbytur.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur tek zona e quajtur “Rana e Hedhun” dhe i mbyturi është shtetas kosovar.
Menjëherë janë angazhuar forcat e rojes bregdetare për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimës, por operacioni është vështirësuar për shkak të dallgëve të mëdha në det të trazuar.