Mbytet barka me refugjatë në Greqi, humb jetën një vajzë 9 vjeçare

Një vogëlushe 9 vjeçe ka humbur jetën orët e para të së enjtes, pas mbytjes së një barke me refugjatë në ujërat greke.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në veriperëndim të ishullit Kastelorizos, kur barka u përmbys për shkak të kushteve të këqija të motit.

Një skaf i agjencisë europiane Frontex arriti të shpëtonte pesë persona, mes të cilëve edhe vajzën e vogël, e cila paraqiti probleme shëndetësore. Ajo u dërgua urgjentisht në qendrën shëndetësore të ishullit, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk mundi të mbahej në jetë.

Në orët e para të mëngjesit u njoftua se një motoskaf i policisë bregdetare greke gjeti 20 të mbijetuar.

Nuk dihet ende se sa persona ndosheshin në barkën e cila ishte nisur nga brigjet e Turqisë.

Ekipet e shpëtimit, të ndihmuara edhe nga një helikopter po vazhdojnë kërkimet në zonë, ku vlerësohet se mund të ketë dhe të mbijetuar të tjerë, të cilët për momentin konsiderohen të zhdukur.