Mesditën e sotme një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Shqipëri, këtë herë në Shkodër.
Mësohet se një 20 vjeçar humbi jetën në ujërat e lumit Kir.
Sipas policisë Marjan Marku është gjetur i pajetë në këto ujëra në njësinë administrative Postribë.
Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.
Ai ka qenë duke u larë me shokët e tij kur ka gjetur vdekjen.
Trupi i të riut u dërgua në morgun e spitalit rajonal Shkodër.
Ndërsa më parë një 25 vjeçari i sapo kthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij në Peshkopi.