Tre persona kanë humbur jetën këtë të shtunë pasi janë mbytur teksa bënin plazh në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:30 policia është njoftuar se pranë Gjirit të Portanovos ishin në rrezik mbytjeje dy persona, raporton TopChannel.
Menjëherë shërbimet e policisë kufitare janë nisur me mjete lundruese për t’u ardhur në ndihmë, por pa mundur t’i shpëtojnë.
Sipas autoriteteve lokale, viktimat janë dy femra dhe një mashkull dhe trupat e tyre janë nxjerrë tashmë nga uji.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e identiteteve të tyre, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Më herët gjatë ditës, po në Vlorë, një 14-vjeçar u mbyt në zonën e Ujit të Ftohtë.